RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kandaja dyfishon ndihmën ushtarake për Ukrainës, Zelensky: Së bashku do të mposhtim rusët

kandaja-dyfishon-ndihmen-ushtarake-per-ukraines,-zelensky:-se-bashku-do-te-mposhtim-ruset

Qeveria kanadeze njoftoi të hënën se do të dyfishojë shumën e ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila tani do të tejkalojë 729 milionë euro.

“Kjo ndihmë ushtarake shtesë do të mbështesë ukrainasit, teksa vazhdojnë luftën e tyre të guximshsme kundër pushtimit të paligjshëm të Vladimir Putinit. Sankionet e reja do të bëjnë presiion shtesë mbi ata që mbështesin këto armiqësi”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falenderoi kryeministrin kanadez për ndihmën e dhënë.

“Kjo vërteton edhe një herë se Ukraina dhe Kanadaja janë aleatë të vërtetë që ndajnë vlera të përbashkëta dhe kanë të njëjtat qëllime”, shkroi ai në Twitter. “Së bashku do të fitojmë!”

Ky financim i ri synon “të ndihmojë forcat e armatosura ukrainase të mbrojnë vendin e tyre kundër pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë”.

Kongresi Kanadez Ukrainas (UÇ), një organizatë komunitare që përfaqëson diasporën, gjithashtu përshëndeti njoftimin, duke thënë se është “mirënjohës” për “përkushtimin e vazhdueshëm (të Kanadasë) për lirinë e Ukrainës. /abcnews

Related posts

Zelensky mirëpret dërgesat e tankeve dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas

rezart morina

Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar

admin

Këshilli i Evropës diskuton sot për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

admin