RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kandidati për kryetar i Partisë Konservatore në Britani: Kudsi është “kryeqyteti historik” i Izraelit

kandidati-per-kryetar-i-partise-konservatore-ne-britani:-kudsi-eshte-“kryeqyteti-historik”-i-izraelit

Sunak pretendoi se ka “arsye të fortë” për zhvendosjen e Ambasadës Britanike në Izrael nga Tel Avivi në Kuds dhe për njohjen zyrtare të Kudsit si “kryeqytetin historik të Izraelit”

Një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e Partisë Konservatore në Britani, Rishi Sunak pohoi se Kudsi është “kryeqyteti historik” i Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ‘Middle East Monitor’, Sunak më 15 gusht iu përgjigj pyetjeve në një seancë me anëtarët e grupit të quajtur Miqtë Konservatorë të Izraelit.

Sunak pretendoi se ka “arsye të fortë” për zhvendosjen e Ambasadës Britanike në Izrael nga Tel Avivi në Kuds dhe për njohjen zyrtare të Kudsit si “kryeqytetin historik të Izraelit”.

Duke theksuar se ai e sheh Kudsin si “kryeqytetin e padiskutueshëm” të Izraelit, Sunak sinjalizoi se nëse bëhet kryeministër do ta njohë vendimin në fjalë.

Duke thënë se ai nuk shërbeu si ministër i Jashtëm, Sunak theksoi se çështja mund të ishte e ndjeshme. “Britania do ta njihte Kudsin si kryeqytetin e Izraelit nëse do të ishte e lehtë”, tha ai.

Sunak kritikoi gjithashtu deklaratat e Amnesty International se Izraeli kishte imponuar një regjim “aparteid” mbi palestinezët dhe se Amnesty International kishte “humbur rrugën dhe ishte përfshirë në një ideologji majtiste shumë të rrezikshme”. /aa

Related posts

Pasi iu dha drita jeshile në Dhomën e Përfaqësuesve, presidenti Biden thirrje Senatit të votojë menjëherë projektligjin e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

admin

Izraeli miraton marrëveshjen e aviacionit me Turqinë

admin

Serbia dhe Republika Srpska mbajnë mbledhje të përbashkët të qeverive me 4 gusht

rezart morina