RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kanosi me vrasje kryeministrin Kurti, arrestohet një person

kanosi-me-vrasje-kryeministrin-kurti,-arrestohet-nje-person

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot një person me inicialet N.S, meqë ka ka kanosur me vrasje Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai po dyshohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ai fillimisht ka bërë një postim në Facebook me përmbajtje inkriminuese si dhe të njëjtën deklaratë e ka përsëritur në një emision televiziv.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Informacion mbi një kërcënim të mundshëm/ Baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

admin

Vrau gruan e tij dhe më pas e copëtoi në 200 pjesë, dënohet me burgim të përjetshëm 28-vjeçari në Britani! Çfarë u zbulua në celularin e “përbindëshit”

admin

Redaksia e re revistës “Dituria islame” mbajti mbledhjen e parë

admin