RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kaos brenda e jashtë Kuvendit, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital

kaos-brenda-e-jashte-kuvendit,-6-police-te-plagosur-dhe-17-protestues-ne-spital

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubimi i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama.

Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltore dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim. /tch

Related posts

Aksioni i suksesshëm për mbledhjen e fondeve për Xhaminë Shqiptare ‘Tradita’ në Strasbourg

Muhamet Ramadani

Transportuesit nga Ballkani Perëndimor: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen

Irfan Jahiu

Macron: Franca tani ballafaqohet me “fundin e bollëkut”

admin