829.699 qytetarë të Kosovës janë të pajisur me patentë shofer deri në fund të muajit janar 2023.
Këto statistika i ka siguruar Indeksonline nga Ministria e Punëve të Brendshme.
581.492 prej tyre janë të gjinisë mashkullore kurse 248.207 të gjinisë femërore.
Ndërsa vetëm gjatë muajit janar të vitit 2023, me patentë shofer u bënë 2677 qytetarë.
1460 nga ta meshkujt, ndërsa 1217 femra.