RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari dhe Gjermania diskutuan për zhvillimet në Gaza

katari-dhe-gjermania-diskutuan-per-zhvillimet-ne-gaza

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani dhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier diskutuan për zhvillimet në Rripin e Gazës nën bllokadën izraelite, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Këshillit të Emirateve të Katarit thuhet se Sheikh Tamim dhe Steinmeier janë takuar në kryeqytetin Doha.

Në takim janë diskutuar çështjet dhe zhvillimet në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për situatën në Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze.

Gjatë takimit, Emiri i Katarit theksoi rëndësinë e sigurimit të një armëpushimi të përhershëm në rajon, mbrojtjen e civilëve, dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e Rripit të Gazës dhe gjetjen e zgjidhjeve me dy shtete në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe të OKB-së.

Gjatë takimit, liderët e vendeve diskutuan edhe mënyrat për forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.

Thuhet se presidenti gjerman, Steinmeier erdhi në Katar pas vizitave të tij në Izrael dhe Oman.

Related posts

Rama: Kemi një çështje të madhe në Ballkan, paqja përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës

admin

Turqia shpëtoi 143 migrantë të parregullt pas kthimit të paligjshëm nga ana e Greqisë

admin

Kryeministri Kurti pret nesër në takim Miroslav Lajçak

admin