RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

Produktet nga Serbia po zëvendësohen me produkte nga vendet e rajonit

produktet-nga-serbia-po-zevendesohen-me-produkte-nga-vendet-e-rajonit

Kosova ka importuar dhe eksportuar më pak mallra gjatë muajit të kaluar krahasuar me një vit më parë. E vendosja e masës së sigurisë për importin e mallrave nga Serbia ka ndikuar që tregtarët kosovarë ta riorientojnë tregun. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, produktet serbe u zëvendësuan me ato që prodhohen në vendet e tjera.

Ngadalësimi i inflacionit dhe zhvlerësimi i euros kanë ulur ritmin e tregtisë së jashtme të Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, gjatë qershorit u importuan mallra në vlerë 467 milionë eurove apo rreth 5.2 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Muajin e kaluar pati, po ashtu, më pak mallra kosovare në tregjet ndërkombëtare. Rënia ishte me 8.1 për qind.

E shkaku i masës së sigurisë që Qeveria vendosi ndaj importit nga Serbia, gjatë qershorit ndryshuan edhe partnerët tregtarë.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me gjithë sfidat, tregtarët kosovarë kanë riorientuar tregun.

“Shumica e produkteve që janë të importuara nga Serbia janë produkte të prodhuara nga kompanitë evropiane dhe tani për shkak të masës që është në fuqi, e cila nuk është vendosur për shkak të importuesit apo eksportuesit, por sipas informatave që na kanë arritur ne disa kompani për shembull gjermane i kanë riorientu kompanitë kosovare që të marrin nga vendet tjera të kompania e njëjtë që e kanë amë ose që kanë në kompani për shembull në Sofje”, u shpreh Rafuna.

Pjesa më e madhe e mallrave në Kosovë importohen nga vendet e Bashkimit Evropian që gjatë qershorit ishin rreth 200 milionë euro apo 43 për qind e importeve të përgjithshme. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Gjermania, Italia dhe Greqia.

Rreth 200 milionë euro para të gatshme Kosova shpenzoi në vendet aziatike, duke blerë produkte kryesisht nga Turqia, Kina dhe India.

Nga India pati rritje të importeve për 23 milionë euro. Vitin e kaluar ishin importuar vetëm 3 milionë euro.

Ani se me afër gjeografikisht, vendet e CEFTA-s përbëjnë pjesën më të vogël të importeve. Ato shënuan rënie prej 22 për qind.

Importet pritet të rriten gjatë këtij muaji pas ardhjes së mërgimtarëve. Sipas Rafunës, kompanitë janë të furnizuara dhe nuk pritet të ketë mungesë të produkteve.

“Nuk pritet asnjë shtrenjtim i asnjë produkti, asnjë kompani nuk e ka potencuar që është shtyrë për shkak të shpenzimeve të rritura të rris çmimin e produkteve, kështu lajmi tjetër është që edhe inflacioni deri në masë është frenuar jo vetëm në eurozonë dhe vendet e Ballkanit por edhe më gjerë dhe gjatë periudhës sa do të jenë mërgimtarët këtu”.

Vitin e kaluar Kosova regjistroi shifra rekorde sa i përket shërbimeve të mallrave me vendet e tjera. Ajo importoi 5.6 miliardë euro mallra, ndërsa eksportoi 920 milionë.

Related posts

Lufta me Ukrainën, Putin: Rusia nuk do të shpallë armëpushim, është e kot që…

admin

Fluksi i emigrantëve në SHBA! Guvernatorja e Massachusetts shpall gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Lajçaku kishte pritur më tepër rezultat nga vizitat në Kosovë e Serbi

admin