RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari vlerëson përpjekjet e Turqsië dhe OKB-së për marrëveshjen e drithit

katari-vlereson-perpjekjet-e-turqsie-dhe-okb-se-per-marreveshjen-e-drithit

Katari ka vlerësuar përpjekjet e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjatjen edhe me 2 muaj të marrëveshjes lidhur me dërgesat e drithit nga Ukraina, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Katarit, thuhet se është mirëpritur zgjatja e marrëveshjes për dërgimin e drithërave nga Deti i Zi.

Duke uruar që dërgesat e drithit të lehtësojnë krizën ushqimore në botë, në deklaratë thuhet se nga ana e Katarit janë vlerësuar të gjitha përpjekjet që OKB-ja dhe Turqia kanë treguar në këtë proces.

“Ne konfirmojmë mbështetjen e Katarit për të gjithë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë të gjejnë zgjidhje paqësore ndaj krizës Rusi-Ukrainë”, thuhet më tej në deklaratë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më parë njoftoi marrjen e vendimit për të zgjatur edhe me 2 muaj Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi, e cila pritej të përfundonte më 18 maj.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua më 22 korrik 2022 në Istanbul mes Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së.

Deri më tani ka tejkaluar 30 milionë e 250 mijë tonë sasia e drithit që ka kaluar nga “korridori i drithit” i krijuar me përpjekjet e Turqisë për të eliminuar rrezikun e “krizës ushqimore” të përjetuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Related posts

VMRO dhe BESA po bisedojnë për të formuar shumicë në këshillin komunal të Tetovës

admin

Draftstatuti i Ramës, Qeveria: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

rezart morina

Afganistani goditet nga një tërmet 5,9 ballë

admin