RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katër miliard eurot e Zvërnecit: sa të pabesueshme kur artikulohen nga personazhe të tillë…

kater-miliard-eurot-e-zvernecit:-sa-te-pabesueshme-kur-artikulohen-nga-personazhe-te-tille…

Enklava izraelite që u shiten shqiptarëve si ekonomi turistike

E dështuar tërësisht në strukturimin e një ekonomie të shëndetshme kombëtare, qeveria vijon t’i mëshojë deri në neveri shifrës katër miliard euro investim turistik në Zvërnec, pa sjellë asnjë model të ngjashëm nga bota, si një mënyrë për ta bindur opinionit për dobinë e tij ekonomike. U tha kjo së fundi nga një prej personazheve më anektodikë në mazhorancë, Taulant Balla, një lloj altoparlanti propagandistik që nuk përçon asnjë intelgjencë politike e aq më pak ndonjë aftësi teorike në ekonomi.

“T’i thuash jo një investimi katër miliardë euro është e pamundur, është dëm i madh për ekonominë nëse do të ndodhte. S’ka për të ndodhur. Faza e parë është faza që lidhet me blerjen e terrenit”, tha ai në mënyrë sfiduese për zërat kundër, për atë që në fakt është një enklavë izraelite në Shqipëri më shumë se një investim i mirëfilltë turistik, në kuadër të projektit të hebraizimit të Shqipërisë, me të prova dhe konture të qarta.

Sa për diskretitimin që po i ndodh qeverisjes socialiste prej aferave të rënda korruptive she shndërrimit të korrupsionit në kancer shtetëror, ai u justifikua me karta të dala boje.

“Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani, Itali, e rëndësishme është që sot kemi institucione drejtësie që sot hetojnë dhe u shkojnë deri në fund hetimet”, tha ai padurueshëm, siç është tashmë i gjithë pushteti që përfafqëson. /tesheshi

Related posts

Zjarri dëmton shkatërruesin e Marinës Amerikane “USS Higgins”

Kushtrim Guraj

Prokuroria e Bosnjës ngre aktakuzë kundër Millorad Dodikut

Muhamet Ramadani

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal e Kinë, bilanci shkon në 682 viktima

admin