RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Kearns: Mbretëria e Bashkuar ta mbështesë Kosovën për hapjen e urës

kearns:-mbreteria-e-bashkuar-ta-mbeshtese-kosoven-per-hapjen-e-ures

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se qeveria e re Mbretësisë së Bashkuar duhet ta mbështesë Kosovën në hapjen e urave dhe jo bllokimin e rrugëve dhe ndarjen.

Ajo ka thënë se ndihet e tmerruar me kërcënimet e BE-së se do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës për shkak të hapjes së urës së Ibrit.

“Të tmerruar kur shohin se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 – pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë? Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin hapjen urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen”, ka shkruar ajo në X.

Deputetja britanike ka kujtuar se BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.

“Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar ajo.

Related posts

Sami Lushtaku padit Albin Kurtin

Kushtrim Guraj

Iz’raeli vr’et 30 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, numri i përgjithshëm rritet në afër 39.200

admin

Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë: Lamtumirë 30 viktimave të tjera

Muhamet Ramadani