RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEK dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

kek-dhe-kesco-arrijne-marreveshje,-s’do-te-kete-rritje-te-tarifave-te-energjise-elektrike

Ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK dhe KESKO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Rizvanolli në një videomesazh të publikuar në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mirëpret këtë marrëveshje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO e cila do të mundësoi që sipas raportit konsultativ të ZRrE-së të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Rizvanolli poashtu ka thënë se falënderon të gjitha palët që janë angazhuar që sivjet investimet në KEK të vazhdojnë në të dy termocentralet “për të rritur prodhimin e tyre dhe jetëgjatësinë, ndërkohë që ruhet përballushmëria e çmimeve për qytetarët dhe bizneset tona”.

Për marrëveshjen ka njoftuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

“KEK Sh.A. ka arritur një marrëveshje që siguron stabilitet tarifor dhe mbron konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë për vitin 2026.Bazuar në raportin konsultativ të ZRRE-së dhe në koordinim me KESCO-n (FSHU), është dakorduar një mekanizëm i profilizimit të kostove që parasheh riprogramimin e obligimeve për periudhën janar–mars 2026, me qëllim shmangien e ndikimit të menjëhershëm në tarifa”, thuhet nga KEK.

Related posts

Moska ekspozon 1,100 vjet histori dhe trashëgimi islame në Rusi

Hevzi

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, çfarë thotë policia

admin

Abbott: Është koha që Kosova të propozojë një draftstatut për Asociacionin

Muhamet Ramadani