RTV AHIRETI
Shëndetësi

Keni kujdes! Ja çfarë mund të shkaktojë sulm në tru

keni-kujdes!-ja-cfare-mund-te-shkaktoje-sulm-ne-tru

Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ose zvogëlohet, duke dëmtuar qelizat e trurit. Ai kërkon trajtim urgjent mjekësor.

Ndër faktorët kryesorë të rrezikut janë tensioni i lartë i gjakut, diabeti, kolesteroli i lartë, duhanpirja, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Gjithashtu sëmundjet e zemrës dhe stresi i vazhdueshëm mund të rrisin rrezikun për një sulm në tru.

Nëse shfaqen papritur simptoma si dobësi në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur, humbje e ekuilibrit ose turbullim i shikimit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, pasi ndërhyrja e shpejtë mund të shpëtojë jetë.

Related posts

Një kërcënim për shëndetin: Ja pse antibiotikët nuk po bëjnë më punë si më parë

Muhamet Ramadani

Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet

Muhamet Ramadani

Katër arra indiane në ditë bëjnë mrekulli në trupin tuaj

Muhamet Ramadani