Një kërcënim me bombë ka shkuar në drejtim të Aeroportit të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit të Kosovës, Valentina Gara, shkruan lajmi.net.
Ajo ka bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkuar ajo.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit nga atje. /