RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërcënon Këshilli i Prindërve: Hapni shkollat, ose do të kërkojmë çregjistrim masiv të nxënësve

kercenon-keshilli-i-prinderve:-hapni-shkollat,-ose-do-te-kerkojme-cregjistrim-masiv-te-nxenesve

Pas situatës së krijuar me grevën e Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës (SBASHK), ka reaguar Këshilli i Prindërve.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook, ky këshill ka kërcënuar se nëse deri të hënën me datën 3 tetor nuk nis mësimi, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat.

Sipas tyre, pas kësaj sistemi arsimor në Kosovë do të kolapsojë.

“Shkurt e shqip. Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore”, thuhet në njoftim.

“Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim”.

“HAPINI SHKOLLAT”

Në fund, Këshilli i Prindërve i Kosovës, thotë se kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!

Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, brenda dy ditësh do të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

Në një komunikatë për media, SBASHK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.

Ndryshe, si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300 mijë nxënës kanë mbetur pa mësim.

Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.

Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit.

Related posts

Forcat izraelite shkatërruan 3 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

rezart morina

Kurti pyet pse Serbia nuk lejon Asociacione një-etnike: Atje jetojnë 21 minoritete

admin

Kurti tregon kur fillon e kur pritet të përfundojë zbatimi i katër hapave për depërshkallëzimin në veri

admin