RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të dyshuar për mashtrim me fatura fiktive

kerkohet-paraburgim-ndaj-12-zyrtareve-te-atk-se-dhe-biznesmenit-te-dyshuar-per-mashtrim-me-fatura-fiktive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe një pronari të biznesit për mashtrim me fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar të martën në disa lokacione nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave të ndaluar, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.

Zyrtarët e arrestuar janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdi Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama e Xhemajl Hertica.

Këta zyrtarë dyshohet se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga F.P., një biznesmen nga Prizreni, i cili kishte aplikuar për rimbursim nga TVSH.

Faturat kishin vlerë 18 milionë euro ndërsa pretendohet se rimbursimi do të kapte vlerën 2,8 milionë euro.

Related posts

Prokuroria nis hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

rezart morina

I bu’rgosuri pa’lestinez i liruar përshkruan ‘makthin’ në bu’rgjet iz’raelite

rezart morina

Kërcënon tri gra, arrestohet nga Policia

RTI