RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria nis hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

prokuroria-nis-hetimet-per-renien-e-kulmit-te-objektit-te-komunes-se-prishtines

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rastin ku ra një pjesë e kulmit të Komunës së Re të Prishtinës, ku për pasojë mbeti e lënduar një grua.

Këtë e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj. E njëjta ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje me njësitet relevante ku janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’. Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, tha Ulaj.

Në një përgjigje për teve1.info, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka njoftuar se e njëjta është në gjendje kritike, pasi ka pësuar lëndime në kokë dhe në trup.

Çatia e kësaj ndërtesë ka rënë si pasojë e erërave të forta sot gjatë ditës.

Related posts

Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia nuk ka interes as ushtarak e as gjeopolitik që të sulmojë shtetet e NATO-s

admin

Liderët e BE-së mblidhen në Maltë për të trajtuar emigracionin dhe çështjet kryesore evropiane

rezart morina

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin