RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim për shoferin e autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

kerkohet-paraburgim-per-shoferin-e-autobusit-ne-te-cilen-u-aksidentua-vetura-ne-podujeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj shoferit të autobusit, pas aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në Podujevë.

Prokurori i rastit kërkesën për paraburgim e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi dyshohet se shoferi ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se, më 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), sipas KPRK-së”, ka thënë ajo.

Një familje katër anëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy persona 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.

Ndërsa të lënduar mbetën fëmijët e tyre, të cilët jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Related posts

Largohen barrikadat, lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdare

admin

Kërkohet paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të dyshuar për mashtrim me fatura fiktive

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

RTI