RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abazoviqi insiston se do të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe

abazoviqi-insiston-se-do-te-nenshkruhet-marreveshja-me-kishen-ortodokse-serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet dhe se secili do të jetë përgjegjës për veprimet e veta.

Ai i është kundërpërgjigjur presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, që tha se nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe atëherë do të bjerë Qeveria e Malit të Zi.

“Pyetjet që ende shkaktojnë dyshime duhet të hiqen nga rendi i ditës në atë mënyrë që të gjitha bashkësitë fetare në Mal të Zi të kenë trajtim të njëjtë dhe adekuat”, ka thënë Abazoviq të premten mbrëma për televizionin shtetëror të Malit të Zi.

Abazoviq ka thënë se e kupton kontekstin politik të deklaratës së Gjukanoviqit, porse nuk është për variante që kushtëzojnë Qeverinë.

“Qeveria ka programin e saj të punës, të gjithë e kanë ditur kur kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë se cilat do të jenë detyrat, duhet të përfundojmë këtë detyrë që të merremi me gjëra tjera”, tha Abazoviq. “Kështu që do të ndodhë nënshkrimi, në një formë apo tjetër, por nëse dikush bën një lëvizje politike pas kësaj, s’ka gjë, të gjithë mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhë”. /koha

Related posts

Iu hodh mbi kofanon e makinës dhe e qëlloi me plumba, 43-vjeçari ia kishte bërë jetën ferr ish-gruas! Pak ditë para krimit i preu frenat e motoçikletës

admin

Shqiptarët shpalosin banderolën e veçantë: Spanjë të duam, por na duhen 3 pikët. Një mesazh për Kosovën

admin

Vuçiç: Do t’i rrisim pagat e pensionet me 20-25%, por na pret një dimër i ashpër dhe i vështirë

admin