RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet shtyrja për dy javë e fillimit të gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

kerkohet-shtyrja-per-dy-jave-e-fillimit-te-gjykimit-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve

Gjykimi në Hagë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi pritet të fillojë në mesin e muajit mars.

Gjykimi ishte paraparë të fillonte më 1 mars, porse në konferencën përgatitore të mbajtur të mërkurën në lidhje me përgatitjet për gjykimin, palët kanë kërkuar që të shtyhet gjykimi për së paku dy javë.

Palët kanë thënë se u duhet pak më tepër kohë për t’u përgatitur për fillimin e gjykimit.

Prokuroria ka thënë se do të marrë 6 orë kohë për fjalën hyrëse, ndërsa edhe avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kanë thënë se do të bëjnë fjalën hyrëse pasi ta bëjë këtë ZPS-së.

Gjykatësi Charles L. Smith III ka kërkuar nga ZPS-ja që të shqyrtojë mundësinë të ulet numri i dëshmitarëve apo kohës së marrë për deklarata. Ai tha se pritet të dëgjohen deri 600 orë dëshmi në vit.

E nga ZPS-ja u tha se jo të gjithë dëshmitarët që janë në listë do të ftohen, ndërsa ka thënë se do të shikojnë të ulin numrin e orëve të dëshmisë. Por, ZPS-ja ka thënë se planifikohet pak a shumë 700 orë për t’i marrë në pyetje dëshmitarët. Kjo pa kundërpyetje nga pala tjetër.

Related posts

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një hotel në Kabul, të paktën 7 të vdekur dhe 20 të plagosur! Askush s’e ka marrë përgjegjësinë, pamje tronditëse nga vendngjarja

admin

Osmani më 7 shtator do të takohet me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

admin

Manipulimi me vota, arrestime në Malishevë – deklarohet prokuroria

Irfan Jahiu