RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë: Nuk ka pasur raportime negative -VIDEO

keshilli-i-larte-zgjedhor-i-turqise:-nuk-ka-pasur-raportime-negative-video

Në deklaratën e tij për media, kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë ka deklaruar se nuk ka pasur raportime negative në adresë të Këshillit sa i përket procesit të zgjedhjeve.

Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, ka deklaruar se nuk ka pasur “reflektim të situatave negative” deri më tani në Këshill për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.

Yener në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend ka përfunduar.

Ai theksoi se nuk ka pasur raportime negative në Këshill lidhur me zgjedhjet, duke falënderuar pjesëmarrësit në proces.

Yener gjithashtu uroi që zgjedhjet të jenë në dobi të vendit.

Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.

Mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për deputetë ishin në garën e sotme në zgjedhje.

Në garë ishin pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë, si dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste.

Related posts

Sekretari britanik: Jam i frustruar dhe zhgënjyer me sjelljen e Serbisë, Banjska ishte rrezik i madh

rezart morina

Libia i kërkon Libanit të lirojë djalin e ish diktatorit Gadafi

rezart morina

Izraeli në janar shkatërroi 58 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds

rezart morina