RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thirrje që Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet në Gaza

keshilli-i-okb-se-per-te-drejtat-e-njeriut-thirrje-qe-izraeli-te-mbahet-pergjegjes-per-krimet-ne-gaza

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi sot një rezolutë që bën thirrje që Izraeli të mbajë përgjegjësi për krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Rezoluta kërkon gjithashtu ndalimin e të gjitha shitjeve të armëve për Izraelin, duke nënvizuar paralajmërimet për “gjenocid” në luftën e tij në Gaza.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut prej 47 vendesh votoi 28-6 pro rezolutës, me 13 abstenime.

Argjentina, Bullgaria, Gjermania, Malavi, Paraguaji dhe SHBA-ja votuan kundër mocionit të paraqitur nga Pakistani në emër të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI).

SHBA-ja dhe Gjermania thanë se mocioni nuk kishte ndonjë dënim ndaj Hamasit, i cili kreu një inkursion ndaj Izraelit më 7 tetor.

Belgjika, Finlanda dhe Luksemburgu e mbështetën mocionin.

Ambasadorja e Izraelit në OKB në Gjenevë, Meirav Eilon Shahar e përshkroi rezolutën si “njollë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe për OKB-në në tërësi”.

Ambasadorja e SHBA-së, Michele Taylor tha: “Shumë civilë janë vrarë në këtë konflikt dhe çdo vdekje civile është tragjedi”.

Related posts

Zelenskyy: Sulmet e Ukrainës me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë po japin rezultate

Muhamet Ramadani

Më shumë se 75 pasgoditje deri më tani në Turqi, sipas agjencisë amerikane

admin

Kroacia dërgon ushtrinë në kufi me Serbinë për “arsye sigurie”

Muhamet Ramadani