RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këta janë shtatë të arrestuarit në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë

keta-jane-shtate-te-arrestuarit-ne-zyrat-e-kompanise-“ambienti”-ne-peje

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar sot një urdhër-kontroll në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj kompanie, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

Telegrafi ka siguruar emrat e të ndaluarve.

D.B kryeshef aktual në kompaninë “Ambienti”, A.J, A.M kryetar i bordit, SH.G, F.A, I.B anëtar të bordit dhe N.B ish-kryeshef i kësaj kompanie.

“Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë””, ka njoftuar pokuroria.

Telegrafi sot gjatë ditës ka raportuar lidhur me këtë aksion të ndërmarrë nga Prokuroria e Pejës në koordinim me policinë.

Related posts

Presidentja greke: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

admin

Akuzohet për inkurajim të armiqësive, Izraeli bllokon transmetimet e televizionit “Al Jazeera”

admin

Lufta në Gaza/ VOA: Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike

admin