RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto 4 ushqime janë vdekjeprurëse, shumica prej nesh i kemi në kuzhinat tona

keto-4-ushqime-jane-vdekjeprurese,-shumica-prej-nesh-i-kemi-ne-kuzhinat-tona

Ka disa ushqime që janë toksike dhe të rrezikshme. Ne do t’ju prezantojmë më poshtë një listë të ushqimeve që duhen shmangur.

Më poshtë kemi gjetur 4 ushqimet që të gjithë i blejmë nga supermarketi , të cilat na “shkatërrojnë” shëndetin. Prandaj do të ishte mirë t’i hidhni nga dollapët.

Arra e myshkut

Në fakt, arra e myshkut është një halucinogjen dhe një konsum prej 5.5 gramësh mund të jetë shkaku i ngërçeve, ndërsa 8 gram mund të shkaktojnë krizë. Ngrënia e një arra e myshkut mund të çojë edhe në psikozë.

Patate

Sa herë keni blerë patate me lëkurë të gjelbër? Glikoalkaloidet, të cilat ato përmbajnë, mund të jenë shkaku i diarresë apo edhe komës dhe vdekjes. Ato gjenden në filizat e patates dhe në lëkurën e gjelbër të patates.

Bajame

Ka dy lloje bajamesh, të hidhura dhe të ëmbla. Ato me shije të hidhur kanë sasi më të larta të cianid hidrogjenit. Ngrënia e 7 deri në 10 nga këto bajame mund të jetë shkak për probleme serioze tek të rriturit dhe në fakt, mund të jetë fatale për fëmijët.

Peshk ton

Tuni është i rrezikshëm sepse nuk ka aftësinë të thithë merkurin në mishin e tij dhe kur merkuri konsumohet përmes ushqimit, ose do të largohet nga veshkat tona, ose do të shkojë në trurin tonë, ku mund të shkaktojë dëme serioze.

Related posts

Urgjenca, ende jashtë funksionit/ 5 javë pas zjarrit, ende nuk ka një përgjigje se kur rinis punën spitali

rezart morina

10 gjërat që ndodhin kur trupi juaj nuk ka ujë mjaftueshëm!

admin

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin