RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto dhimbje të kokës nuk duhet t’i injoron

keto-dhimbje-te-kokes-nuk-duhet-t’i-injoron

Ekzistojnë dhjetëra lloje të dhimbjeve të kokës dhe disa janë mjaft të rralla.

Kjo është arsyeja pse ekspertët pretendojnë se çdo lloj dhimbje koke është një rast i veçantë, i cili kërkon të identifikohet një histori e plotë e pacientit.

Sa më shumë tipare që jep dikush për dhimbjen e kokës, aq më e besueshme mund të jetë diagnoza, dhe për këtë arsye edhe trajtimi i saj.

Dhimbje koke për shkak të përpjekjeve të tepërta

– Kjo dhimbje koke ndodh disa minuta pas një sforcimi të rëndë fizik, siç janë ushtrimet, seksi, një teshtimë e madhe ose e qeshura e fortë.

Presioni i lëngut cerebrospinal në tru rritet ndjeshëm, duke rezultuar në një dhimbje koke, e cila zakonisht ulet në disa minuta. Rrallë dhimbja mund të jetë për shkak të një problemi të enëve të gjakut.

Dhimbje koke për shkak të hipertensionit

– Shumë njerëz e kuptojnë që kanë presion të lartë të gjakut për shkak të dhimbjes së fortë të kokës që ndiejnë.

Presioni i lartë i gjakut kufizon rrjedhën e gjakut në tru dhe kështu shkakton dhimbje koke. Kjo lloj dhimbje koke zakonisht është më e keqe në mëngjes dhe zhduket gjatë ditës. Prandaj është e rëndësishme të kontrolloni presionin tuaj të gjakut dhe ta mbani atë në vlera normale.

Related posts

Largon kolesterolin, 1 lugë nga ky përbërës do t’ju japë rezultate të mrekullueshme

admin

Pesë ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga diabeti

rezart morina

Arsyet e vërteta pse fëmijët duhet të flenë deri në orën 21:00

admin