RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këto janë kërkesat e komunave për Qeverinë

keto-jane-kerkesat-e-komunave-per-qeverine

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu në takimin e sotëm, ka paraqitur para kryeministrit Albin Kurti kërkesat dhe qëndrimet e komunave të Kosovës.

Këto janë kërkesat dhe qëndrimet:

Kundërshtimi për bartjen e përgjegjësisë së faljes së tatimit në pronë te komunat, sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen në masë të madhe projektet kapitale në komuna;
Urgjentisht të barten të hyrat vetanake në komuna, për momentin të pezulluara;
Te themelohet granti i katërt, që do të krijojë barazi financiare për komunat;
Kërkojmë përshpejtimin e nxjerrjes së akteve nënligjore në bazë të ligjit të ri për zyrtarë publikë që rregullon procedurat e rekrutimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësi;
Komunave t’u kthehen pronat nga AKP-ja, që janë përcaktuar dhe shpallur nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror ;
Të krijohen mekanizma ligjorë për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale;
Të mos lejohet që zonat ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga komunat.
Në fund, Aliu tha se shpreson që në takimin e radhës që këto çështje të jenë të adresuara.

Related posts

Irani thotë se ka aftësi teknike për të prodhuar bombë bërthamore

admin

Ndërroi jetë imami i xhamisë “Haxhi Ejup” të Vushtrrisë, Hajrullah ef. Musa

admin

Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

rezart morina