RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë – Burgim i përjetshëm për një amerikan të akuzuar për spiunazh

kine-–-burgim-i-perjetshem-per-nje-amerikan-te-akuzuar-per-spiunazh

Kina ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan 78-vjeçar për akuza të rënda spiunazhi.

”John Shing-Wan Leung, i njohur gjithashtu si Liang Chengyun, një mbajtës i pasaportës amerikane dhe banor i përhershëm i Hong Kongut, u dënua për spiunazh me burgim të përjetshëm dhe u privua nga të drejtat politike përgjithmonë”, sipas një deklarate nga media shtetërore kineze.

”Leung, i cili u arrestua më 15 prill 2021 nga agjencia e kundërzbulimit të Kinës në qytetin Suzhou, iu dha trajtim sipas ligjit”, thuhet në shënimin e shkurtër të postuar në llogarinë zyrtare të Gjykatës së Ndërmjetme të Popullit në Suzhou, një qytet në provincën lindore Jiangsu.

Hetimet dhe gjyqet në Kinë, veçanërisht për çështje të ndjeshme si siguria e shtetit, mbahen me dyer të mbyllura dhe pak informacion bëhet publik deri në vendim.

Akuzat për spiunazh janë shumë selektive dhe provat mbështetëse nuk publikohen në përputhje me praktikën standarde midis shumicës së vendeve.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit kanë arritur në nivelin më të ulët historik mes mosmarrëveshjeve mbi tregtinë, teknologjinë, të drejtat e njeriut dhe qasjen gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj pretendimeve për territore me vendet fqinje.

Më 10 dhe 11 maj në Vjenë, këshilltari i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe shefi i diplomacisë së Kinës, Wang Yi zhvilluan rreth 10 orë bisedime në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet në një nivel më të mirë.

Vendimi i gjykatës së Suzhou doli pak para se presidenti i SHBA-së, Joe Biden të jetë në Hiroshima, Japoni, për samitin e liderëve të Grupit të Shtatë Vendeve të Industrializuara (19-21 maj), e ndjekur nga një vizitë historike në Guinenë e Re Papua, ishull strategjik i Paqësorit. /atsh

Related posts

Erdoğan niset drejt Uzbekistanit për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin

Ndihmës sekretari amerikan: SHBA e mbështet Kosovën në atë çfarë po bën

admin

Shkaku i virusit sezonal QKMF-të në Prishtinë po përballen me fluks të qytetarëve

rezart morina