RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë shenjat më të hershme të autizmit

keto-jane-shenjat-me-te-hershme-te-autizmit

Çrregullimet e spektrit të autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit, të cilat pjesa më e madhe e prindërve i frikësohen.

Por, cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist?

– Vonesa gjuhësore;

– Mospërgjigje ndaj emrit të tij;

– Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale;

– Kontakt me sy i dobët;

– Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale;

– Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri;

– Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët;

– Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale;

– Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i gjuhës së folur;

– Interesa strikte të pazakonta;

– Preokupim me objekte apo sende të çuditshme;

– Mungesë fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të rutinës;

– Mbireagim apo nënreagim ndaj stimujve të ndryshëm;

– Lëvizje të përsëritura të paqëllimta.

Shenjat ndryshojnë nga njëri person te tjetri në varësi dhe të ashpërsisë së simptomave. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme janë elemente thelbësore, ndaj mos ngurroni të kontaktoni mjekun specialist sa më shpejt.

Related posts

Pse barnat kundër kolesterolit shkaktojnë dhimbje muskujsh dhe si mund të parandalohet kjo?

Muhamet Ramadani

Kur të folurit ngadalësohet – një shenjë e hershme e rënies njohëse dhe Alzheimerit

admin

Parazitët dhe sëmundjet lulëzojnë në jastëkë

admin