RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë shkaktarët “e padukshëm” që përkeqësojnë alergjitë tuaja

keto-jane-shkaktaret-“e-padukshem”-qe-perkeqesojne-alergjite-tuaja

Për të gjithë ata individë që vuajnë nga alergjitë sezonale ka disa gjëra të përditshme që pa dashje mund t’i bëjnë alergjitë tuaja edhe më të padurueshme.

Rrobat tuaja – Poleni mund të ngjitet lehtësisht në rrobat tuaja kur jeni jashtë. Pastaj i sillni në shtëpi dhe i përhapni përreth. Për të ndaluar përhapjen e çdo alergjeni të mundshëm, ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi dhe lajini ato në ujë të nxehtë.

Disa lloje të frutave dhe perimeve – Disa produkte të papërpunuara, si mollët, domatet dhe selino, kanë një proteinë në sipërfaqe që trupi mund ta ngatërrojë me polenin. Quhet sindroma e alergjisë orale dhe mund të çojë në kruajtje të fytit dhe gojës. Qërimi dhe gatimi i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë, por disa njerëz duhet t’i shmangin ato plotësisht.

Parfum dhe qirinj aromatike – Produktet që përmbajnë aromë të shtuar mund të irritojnë sytë dhe pasazheve të hundës.

Lentet e kontaktit – Hiqni lentet e kontaktit dhe mbani syzet gjatë sezonit të alergjive. Kjo është për shkak se lentet mund të bllokojnë aksidentalisht polenin në sytë tuaj, gjë që shkakton acarim.

Ndotja e ajrit –Moti i nxehtë dhe i lagësht rrit ndotjen gjatë muajve të ngrohtë. Kjo mund të shkaktojë kollë dhe dhimbje gjoksi tek kushdo që është i ekspozuar ndaj saj, veçanërisht tek njerëzit me astmë dhe alergji.

Klori – Ashtu si qirinjtë dhe parfumi, noti ose thjesht ulja pranë një pishine mund të jetë po aq i dëmshëm për alergjitë tuaja. Klori është një gaz irritues dhe do të përkeqësojë edhe më shumë simptomat e alergjive.

Related posts

​A ju pëlqen limoni? Ja çfarë mund t’ju ndodhë nëse e konsumoni shumë

admin

Çfarë është një mendimtar vizual dhe cilat janë karakteristikat e tij?

rezart morina

Nga problemet e zemrës te kapsllëku, këto janë arsyet pse mjekët ju rekomandojmë të hani 1 grusht luleshtrydhe çdo ditë

admin