RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto lloje frutash të thata ndihmojnë në shëndet të mirë!

keto-lloje-frutash-te-thata-ndihmojne-ne-shendet-te-mire!

Keni menduar se sa të shëndetshme janë frutat e thata?

Ne ua sjellim frutat e thata të cilat janë më të shëndetshmet për shëndetin tuaj.

Arrat

Arrat përfundimisht janë frutat e thata më të mira për t’u ushqyer. Janë shumë të pasura në antioksidues dhe ndihmojnë trupin kundër sëmundjeve të zemrës, plakjes së parakohshme dhe kancerit. Përveç këtyre, arrat janë burim i jashtëzakonshëm i Omega-3 që ndihmojnë të ulin inflamacionin.

Fëstëkët

Sipas specialistëve të ushqimit, fëstëkët janë frutat e thata që dobësojnë më shumë, ku çdo kokërr ka më pak se 4 kalori. Gjithashtu, ata këshillojnë të blini fëstëkë më guacë dhe jo të gatshëm, pasi ulin shumë oreksin dhe nuk do të ndjeheni të uritur për rreth një orë. Fëstëkët janë të pasur me antioksiduesin gamma-tokopherol, një lloj vitamine E, që lufton kancerin.

Arrat e Brazilit

Arrat e Brazilit janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë. Një arrë ka mbi 100% të vlerës ditore të selenit. Ky mineral i jashtëzakonshëm mund ta parandalojë kancerin e gjirit dhe të kockave dhe gjithashtu ndihmon për kancerin e prostatës./KlanKosova

Bajamet

Bajamet janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë. Ato janë të pasura në fibra dhe vitamina E; ushqyes të jashtëzakonshëm për një trup të shëndetshëm, shkruan zëri. Sipas disa studimeve të fundit, bajamet ndihmojnë të rrisin nivelin e baktereve të mira, duke forcuar kështu sistemin imunitar. Gjithashtu nëse keni problemi me kolesterolin ‘e keq’, duhet të filloni të hani më shumë bajame, pasi është provuar të ulë kolesterolin LDL.

Related posts

​Disa nga dietat më të njohura në botë

admin

Njihuni me disa nga përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit të nxehtë!

rezart morina

Lëngu me limon dhe xhinxher ndihmon në tejkalimin e gripit

admin