RTV AHIRETI
Lajme

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia me ushtrim të përbashkët, Ultuasi: Të gatshëm ta mbrojmë stabilitetin rajonal

kfor-i,-eulex-i-dhe-policia-me-ushtrim-te-perbashket,-ultuasi:-te-gatshem-ta-mbrojme-stabilitetin-rajonal

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në kampin “Vrella”, i quajtur “Golden Sabre 2024”.

Ky ushtrim do të nisë nesër, është bërë e ditur në njoftimin për media.

“Ky ushtrim do të testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedurat e përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë. Do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të personelit, makinave dhe aseteve që operojnë në zonën e ushtrimit, si dhe në periferi dhe në rrugët kryesore të fqinje”, ka njoftuar KFOR-i.

“Golden Sabre 2024” është një reflektim i bashkëpunimit tonë të gjatë dhe përkushtimit për të mbështetur sigurinë afatgjatë në Kosovë, në të mirën e të gjitha komuniteteve.

Komandanti i KFOR-i, Ozkan Ulutas, ka thënë se ky ushtrim simbolizon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne tregojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të mbrojtur stabilitetin rajonal. Ne presim me padurim përfundimin e suksesshëm të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë të përfshirëve”, tha Ulutasi.

KFOR-i shton se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i është reaguesi i tretë në siguri, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Ligjit të Unionit Evropian (EULEX), të cilat veprojnë si reaguesi i parë dhe i dytë”, thuhet në njoftim. /Zëri

The post KFOR-i, EULEX-i dhe Policia me ushtrim të përbashkët, Ultuasi: Të gatshëm ta mbrojmë stabilitetin rajonal first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kosovë, organizohet Forum Ekonomik me investitorë sauditë

rezart morina

Ndihma ndërkombëtare po rritet në Libi

admin

Publikohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

admin