RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë

kfor-i-i-pergjigjet-serbise-lidhur-me-kthimin-e-nje-numri-te-trupave-serbe-ne-kosove

Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marr përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe përgjigja nga KFOR-i është marrë në orën 19:00 në vendkalimin kufitar në Merdar.

“Ministria e Mbrojtjes dokumentin e lartpërmendur e ka dorëzuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar të premten një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë.

Related posts

“Mbështesim Ukrainën në luftën e saj”- Kancelari gjerman Scholz: Putin e shkeli parimin e paqes! Kufijtë s’ndryshohen me dhunë

admin

Raportime: SHBA-ja ka shpenzuar pothuajse të gjithë stokun e raketave precize me rreze të gjatë

Irfan Jahiu

Itali, tre të vdekur dhe mijëra të zhvendosur pas shirave të rrëmbyeshëm në veri të vendit

admin