ë Kampin “Villaggio Italia” në rajonin e Pejës, Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it ka pritur në takim përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare të pranishme në zonën perëndimore të Kosovës.
Përmes një njoftimi nga KFOR-i, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për të ardhmen e brezave të rinj dhe për krijimin e pikave të përbashkëta të reflektimit.
“Sot, në Kampin Villaggio Italia, Komanda Rajonale Perëndimore (RC-Ë) KFOR priti një takim të rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve fetare të pranishme në Kosovën perëndimore, për të diskutuar në mënyrë të hapur dhe konstruktive për të ardhmen e brezave të rinj dhe për të krijuar të përbashkët pikat e reflektimit. Të gjithë autoritetet fetare të pranishme e mirëpritën iniciativën, duke shprehur njëzëri respekt dhe mirënjohje ndaj ushtarëve të Kontingjentit Shumëkombësh të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e tyre.
Derisa në përfundim, thuhet se KFOR është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë./