RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i ripërtërinë bashkëpunimin me FSK-në

kfor-i-riperterine-bashkepunimin-me-fsk-ne

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

KFOR-i përmes një njoftimi në Twitter thotë se në takimi u diskutua për situatën aktuale në veri të Kosovës.

“Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot z. Armend Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Megjithatë sipas tyre, ata rinovuan bashkëpunimin në raport me operacionet civile të FSK-së.

“Ata ripërtërinë bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet tutje ë njoftimin e KFOR-it në Twitter./

Related posts

Shiste drogë pranë shkollave në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar. U kap mes turmës së nxënësve me doza kokaine dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal  

admin

Von der Leyen paralajmëron përshkallëzim të krizës energjetike

admin

Paralajmërtimi i Kamala Harris: Muajt e ardhshëm do të jenë një betejë serioze

admin