RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR: Ka pasur të shtëna afër një patrulle në Zubin-Potok, nuk ka të lënduar

kfor:-ka-pasur-te-shtena-afer-nje-patrulle-ne-zubin-potok,-nuk-ka-te-lenduar

KFOR-i ka konfirmuar se afër patrullës së tyre në afërsi të Zubin Potokut ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në një përgjigje për media, KFOR-i ka thënë se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale dhe aktualisht janë duke bërë kotrolle për të mbledhur fakte.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjijgen e KFOR-it.

Kujtojmë se disa çaste më parë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se nuk ka pasur të shtëna armësh mes njësiteve të saja dhe qytetarëve.

Ndërkaq, nga Presidenca kanë deklaruar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë shtënë me armë zjarri në veri.

Related posts

Kuvendi miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare, Osmani: 1,1 miliardë investime për Kosovën nga Plani i Rritjes së BE

admin

Të paktën 13 viktima nga rënia në humnerë e një autobusi

Muhamet Ramadani

Kovaçevski: Do t’i fitojmë edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare

Muhamet Ramadani