RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KGJK suspendon gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës

kgjk-suspendon-gjyqtarin-ne-rastin-e-enver-sekiraqes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate publikuar në faqen zyrtare të KGJK-së.

Siç bëhet e ditur mbledhja e jashtëzakonshme me dyer të mbyllura është mbajtur me dy pika të rendit të ditës.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.

Tëvë 1, të shtunën ka raportuar për arratisjen e Enver Sekiraqës, një ditë pasi gjykata kishte vendosur ta kthejë në paraburgim.

Pas këtij raporti ka reaguar Policia e Kosovës, e cila kishte bërë të ditur se Sekiraqa nuk është gjetur në adresën e tij të banimit më 17 e 18 maj.

Related posts

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur, mes tyre një fëmijë

RTI

Dy të vrarë në Peru ndërsa protestat për arrestimin e Castillos u përhapën

admin

Meloni: Kina mund të bëhet “lojtar kyç” për të ndihmuar paqen në Ukrainë

RTI