RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur, mes tyre një fëmijë

permbyset-gomonia-me-emigrante-qe-ishte-nisur-drejt-italise,-60-te-vdekur,-mes-tyre-nje-femije

Të paktën 60 emigrantë që u larguan nga Libia me një gomone dhe u nisën për në Itali, thuhet se vdiqën gjatë udhëtimit.

Kështu raportuan 25 të mbijetuarit e Ocean Viking, anijes SOS Méditerranée, e cila i shpëtoi të mërkurën në Mesdheun qendror.

“Të mbijetuarit u larguan nga Zawiya, Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin”, shkruan OJQ-ja në një postim në Twitter.

Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë emigrantët pa ujë dhe ushqim. Të paktën një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Dy nga të mbijetuarit u evakuuan nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe u transportuan në spitalin e Siçilisë.

Ngjarje të tilla tragjike nuk janë të pakta dhe as të fundit, në dhjetor të vitit të kaluar një gomone me mbi 80 persona në bord u fundos në brigjet e Libisë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri të ditur se 61 persona humbën jetën të zhdukur, ndërsa 25 mbijetuan.

Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 2000 mijë njerëz humbën jetën në det. /abcnews

Related posts

Erdoğan paralajmëron Greqinë: Nëse shkoni shumë larg, do të ketë një çmim të rëndë

admin

MCC miraton marrëveshjen e Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë për Kosovën

admin

Punëtorët e New York Times-it në grevë pas mospajtimeve për paga

admin