RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kim Jong Un shfaqet në publik pak para takimit me Putin, feston 75-vjetorin e Pavarësisë së Koresë së Veriut

kim-jong-un-shfaqet-ne-publik-pak-para-takimit-me-putin,-feston-75-vjetorin-e-pavaresise-se-korese-se-veriut

Kim pritet të udhëtoje në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok për të takuar Presidentin Vladimir Putin ku do të diskutojnë për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës si dhe për bashkëpunime të tjera ushtarake.

Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë në një sesion fotografik me mijëra pjesëmarrësish që festonin 75-vjetorin e ditës së Pavarësisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë të shtunën. Mediat njoftuan se udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti do të niset për një vizitë zyrtare ne Rusi.

Në videon e transmetuar nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT, pjesëmarrësit u panë duke duartrokitur Kim Jong Un pasi ai mbërriti pranë monumentit ku prehen babai dhe gjyshi i tij. Gjatë fjalës Kim Jong lavdëroi popullin e tij duke thënë se çështjet shtetërore i vendosin mbi ato familjare në ditët e mira ose të këqija.

Kim pritet të udhëtoje në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok për të takuar Presidentin Vladimir Putin ku do të diskutojnë për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës si dhe për bashkëpunime të tjera ushtarake.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më herët se shtator se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse e furnizon Rusinë me armatim për luftën e saj në Ukrainë. /hashtag

Related posts

Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës

rezart morina

Ushtria izraelite nis sulmet ajrore pranë spitaleve të Gazës

admin6

OKB ndan 44 milionë dollarë ndihmë humanitare për krizën ushqimore në Jemen

admin