RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

kim-mehmeti:-jeffrey-epstein-eshte-vetem-nje-fytyre-e-nje-sistemi-qe-kontrollon-boten

Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, ka folur për dokumentet e publikuara së fundmi lidhur me rastin e Jeffrey Epstein, duke e cilësuar atë si pjesë të një sistemi shumë më të gjerë të fuqisë globale.

Mehmeti i referohej publikimit të mbi 3 milionë faqeve dokumente, imazheve dhe videove nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, të cilat lidhen me hetimet për Epstein dhe rrjetin e tij të kontakteve me njerëz të fuqishëm nga bota e politikës dhe biznesit.

Në dokumente, sipas raportimeve ndërkombëtare, përmenden edhe emra të njohur si Elon Musk dhe Bill Gates, ndërsa në diskursin publik janë përmendur edhe figura nga Kosova, përfshirë Atifete Jahjagën, Behgjet Pacollin dhe Miroslav Lajçakun, ky i fundit i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i tij ndërkombëtar.

Duke komentuar këtë çështje, Mehmeti theksoi se Epstein nuk duhet parë si individ i vetëm, por si pjesë e një strukture më të madhe të pushtetit global.

“Nuk është vetëm ky. Është një sistem. Nuk mundet që një mësues i matematikës të bëhet aq me ndikim sa të kontrollojë botën. Ai është vetëm zëdhënës i atyre që e kontrollojnë botën. Botën e kontrollojnë ata që i kontrollojnë paratë dhe fuqinë, ndërsa ai është vetëm instrument i tyre”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, bota sot drejtohet nga një elitë shumë e pasur, e cila, siç u shpreh ai, ka kaluar çdo kufi moral.

“Në të vërtetë, botën sot e kontrollojnë njerëzit e pasur. Kur arrijnë një kulm të caktuar, asgjë nuk u duket më interesante, sepse i kanë të gjitha. Ata që i shohim ne nuk janë ata që e drejtojnë botën”, ka deklaruar Mehmeti.

Në përfundim, publicisti e cilësoi emrin e Epstein si simbol të kësaj strukture të fshehtë të pushtetit global.

“Jeffrey Epstein, sipas meje, është emri i një fytyre që e kontrollon botën, por jo fuqia reale. Fuqia e vërtetë qëndron diku tjetër”, përfundoi Mehmeti.

Related posts

Trump: Kushdo që do të udhëheqë Iranin përfundon i vdekur

Muhamet Ramadani

Gaza, një tjetër gazetar iu nënshtrohet plagëve

admin

Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur

RTI