RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman: Irani duhet të ndalë programin bërthamor ushtarak

kancelari-gjerman:-irani-duhet-te-ndale-programin-berthamor-ushtarak

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje Iranit të ndalë programin e tij bërthamor ushtarak dhe aktivitetet destabilizuese në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët përpara nisjes për një turne në tre vende të rajonit të Gjirit, Merz tha se zhvillimet lidhur me Iranin do të jenë një temë kyçe gjatë vizitave të tij.

“Irani duhet të ndalë programin e tij bërthamor ushtarak. Nuk duhet të ketë raketa balistike të lëshuara nga Irani drejt Izraelit apo shteteve të Gjirit. Aktivitetet destabilizuese të Iranit në rajon duhet më në fund të marrin fund”, theksoi Merz.

Kancelari gjerman tha se vendi i tij dhe partnerët e saj perëndimor do të vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Teheranit, duke mbetur njëkohësisht të hapur ndaj bisedimeve diplomatike.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime që synojnë një përfundim të shpejtë të programeve bërthamore dhe të armatimit të Iranit. Paqja dhe siguria në rajon janë gjithashtu çështje të rëndësishme për ne dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimet e mia në rajon” tha ai.

Merz në mbrëmje në Riad pritet të takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ndalesa e parë e udhëtimit të tij. Ai nesër do të vizitojë Katarin dhe të premten Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Related posts

Mungon kuorumi, shtyhet votimi i rezolutës së PDK-së për ndërprerjen e grevës

admin

Irani: Një sulm i ri nga SHBA-ja dhe Izraeli mund ta zgjerojë konfliktin përtej rajonit

admin

Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë

admin