Kina reagon për konfliktin Izrael-Iran gjithashtu, por nuk i ka dënuar sulmet.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Kina tha se ishte “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual”, duke shtuar se u bëri thirrje “palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.
Kina ka lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Iranin – dhe SHBA-të javën e kaluar i kishin bërë thirrje Pekinit që t’i kërkonte Teheranit të mos niste një sulm hakmarrës ndaj Izraelit.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kishin thënë privatisht se nuk kishin parë asnjë provë se Kina kishte ushtruar presion ndaj Iranit, sipas një raporti nga Financial Times.