RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dhe Rusia nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake

kina-dhe-rusia-nisin-ushtrime-te-perbashketa-ushtarake

Kina dhe Rusia kanë nisur të hënën ushtrimin e përbashkët ushtarak “Joint Sea-2026” në një port detar ushtarak në Qingdao, në provincën Shandong në lindje të Kinës, ka raportuar televizioni shtetëror CCTV.

Sipas CCTV-së, ushtrimi do të zhvillohet në tri faza nën një komandë të përbashkët, ku përfshihen forcat detare të të dyja vendeve: grumbullimi i forcave, planifikimi në port dhe operacionet në det të hapur, raporton AP.

Anijet luftarake pjesëmarrëse do të lundrojnë drejt detit pranë Qingdaos për të zhvilluar stërvitje në fusha të ndryshme, si zbulimi i përbashkët, mbrojtja ajrore dhe kundër raketave, si dhe trajnime për përdorimin e armëve në kushte reale.

I pyetur për këto manovra të përbashkëta detare ruso-kineze që nisën të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ato nuk ishin të drejtuara kundër askujt. Ai shtoi se bashkëpunimi në një fushë kaq të rëndësishme mes Rusisë dhe Kinës është një faktor që ndihmon në rritjen e parashikueshmërisë dhe sigurisë në rajon.

Related posts

Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollahut, merret disa herë në pyetje drejtuesja e kompanisë në Hungari

admin

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

admin

KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

admin