RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

kek-u-del-me-njoftim-pas-protestes-se-banoreve-te-shipitulles-per-shpronesimin-e-tokave

Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatiti Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dalë me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave.

Sipas njoftimit përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).

Sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK-u thotë se të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.

“Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë te ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK sh.a”, thuhet në njoftim.

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë. Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave.

Related posts

Osmani për zgjedhjet në veri: Shumë qytetarë serbë u kërcënuan dhe u shantazhuan

Muhamet Ramadani

Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet

admin

Kërkohet dënim me vdekje për presidentin e rrëzuar të Koresë së Jugut për kryengritje

Muhamet Ramadani