RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina e quan SHBA-në nxitëse kryesore të krizës në Ukrainë

kina-e-quan-shba-ne-nxitese-kryesore-te-krizes-ne-ukraine

Kina i ka quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitës kryesorë të krizës në Ukrainë, shkroi të hënën Reuters.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, të publikuar të mërkurën, ambasadori i Kinës në Moskë, Zhang Hanhui, akuzoi Uashingtonin se po e nxit Rusinë me anë të mbështetjes për forcat që kërkojnë të lidhin Ukrainën me Bashkimin Evropian.

“Si nismëtari dhe nxitësi kryesor i krizës ukrainase, Uashingtoni, ndërkohë që vendos sanksione gjithëpërfshirëse të paprecedentë ndaj Rusisë, vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake”, citohet të ketë thënë Hanhui. “Qëllimi i tyre është të rraskapitin dhe shtypin Rusinë me një luftë të zgjatur dhe me sanksione”, shtoi ai.

Zhang u shpreh se marrëdhëniet kino-ruse kanë hyrë “në periudhën më të mirë në histori, e karakterizuar nga niveli më i lartë i besimit të ndërsjellë, shkalla më e lartë e ndërveprimit dhe rëndësia më e madhe strategjike”.

Ai kritikoi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi javën e kaluar në Tajvan, të cilin Kina e pretendon si të sajën, dhe tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të aplikonin të njëjtat taktika në Ukrainë dhe Tajvan për të “ringjallur mentalitet të Luftës së Ftohtë”. /koha

Related posts

“Desh goditi dhe fëmijët tanë”- Sulmi në një autobus në Gjermani, si tre gra shqiptare ndaluan agresoren: Ishte tmerr! I hoqëm thikën dhe e shtrimë në tokë

admin

Pritjet deri 180 minuta për të dalë nga Kosova

admin6

Kryeministrja e Estonisë: E vetmja garanci që funksionon është anëtarësimi në NATO

rezart morina