RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australia, 2 mld dollarë për “Black Hawk”

australia,-2-mld-dollare-per-“black-hawk”

Australia do të shpenzojë rreth 2 miliardë dollarë, për blerjen e një flote të re modern të helikopterëve amerikan ‘Black Hawk’. Ushtria australiane do të zëvendësoj kështu ‘Taipanët’ e vjetër të prodhuar në Francë.

Australia ka njoftuar se do të heqë flotën e saj të helikopterëve ushtarakë ‘Taipan’, të projektuar dhe ndërtuar në Francë, një dekadë më herët se sa ishte planifikuar, duke i zëvendësuar ata me 40 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një kosto të vlerësuar prej 2.8 miliardë dollarësh australianë ose rreth 2 miliardë dollar amerikan.

UH-60M Black Hawks i prodhuesit amerikan Lockheed Martin Corp do të zëvendësojë flotën australiane të helikopterëve MRH-90 Taipan, të cilët janë rrënuar prej vitesh nga problemet e kushtueshme të mirëmbajtjes, tha në një deklaratë ministry Australian i Mbrojtjes, Richard Marles.

Qeveria franceze ka një marrëveshje me Airbus, kompaninë ajrore që prodhon dhe ‘Taipanët’, ndërkohë që Parisi i kishte kërkuar qeverisë australiane, të mbante flotën e saj prej 40 helikopterësh.

Richard Marles tha se kishte folur disa herë me homologun e tij francez dhe ishte i bindur se marrëveshja e helikopterëve të SHBA-së, nuk do të ndërpresë, marrëdhëniet e rinovuara me Francën.

Ky vendim vjen, pas vendimit të Kanberrës, në vitin 2021, për të hequr nëndetëset e prodhimit francez dhe për ti zëvendësuar ato me nëndetëse bërthamore amerikane dhe britanike, gjë që çoi në një përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike mes palëve.

Në kulmin e polemikave, presidenti francez, Emmanuel Macron, akuzoi kryeministrin e atëhershëm të Australisë, Scott Morrison, se gënjeu për marrëveshjen dhe Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Kanberra.

Blerja e helikopterëve ‘Black Hawks’, vjen ndërsa Australia po lëviz për të rritur shpenzimet e mbrojtjes mes Kinës që rrit praninë e saj në rajonin e Indo-Paqësorit.

Gjeneralmajori Australian, Jeremy King, deklaroi se Black Hawks do të plotësojnë nevojat strategjike të vendit.

Kjo blerje do të thotë se ne mund të vazhdojmë të mbrojmë Australinë dhe të përgjigjemi në kohë nevoje, në një mënyrë të sigurt dhe efektive për vitet në vijim, deklaroi gjenerali.

Related posts

Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për de-eskalim dhe rikthim në dialog pa vonesa

rezart morina

“Frikë e vazhdueshme” në Gaza ndërsa Izraeli vazhdon sulmet

admin

Baerbock: COP27 t’i japë fund varësisë nga qymyri, nafta dhe gazi

admin