RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina i jep mbështetje Afrikës së Jugut për G20-ën mes kërcënimeve të Trumpit

kina-i-jep-mbeshtetje-afrikes-se-jugut-per-g20-en-mes-kercenimeve-te-trumpit

Kina i dha mbështetje Afrikës së Jugut pas kërcënimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të mos e ftuar Afrikën e Jugut në samitin e G20 në vitin 2026 në Florida, transmeton Anadolu.

“Pekini pret me padurim të punojë me Afrikën e Jugut dhe të gjithë anëtarët e tjerë të G20 për të mbrojtur multilateralizmin, për të promovuar rritjen ekonomike botërore dhe për të përmirësuar qeverisjen ekonomike globale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun në konferencën për mediat në Pekin.

Ai theksoi se samiti i G20, i organizuar në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johanesburg, muajin e kaluar ishte “sukses i plotë dhe i vlerësuar shumë nga bashkësia ndërkombëtare”.

“G20 ka qenë prej kohësh i përkushtuar ndaj solidaritetit, bashkëpunimit dhe konsultimit të barabartë. Si anëtare themeluese e G20, Afrika e Jugut mori pjesë në të gjitha samitet e mëparshme dhe gjatë gjithë kohës ka luajtur rol të rëndësishëm në grup. Kina mbështet Afrikën e Jugut në vazhdimin e pjesëmarrjes në bashkëpunimin e G20”, tha Jiakun.

Trump nuk dërgoi delegacion amerikan në samitin e fundit të G20, duke thënë se e bëri këtë sepse afrikanët po persekutoheshin në vend, një pretendim i hedhur poshtë nga Pretoria.

Related posts

Të paktën 11 të vd’ekur nga shembja e urës në veriperëndim të Kinës

admin

Aleatë deri në vitin 1979, BBC: Si Izraeli dhe Irani u kthyen në vende armike pas revolucionit islamik

admin

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Irfan Jahiu