RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina mbron “bashkëpunimin strategjik” me Kanadanë pas kërcënimeve të Trumpit

kina-mbron-“bashkepunimin-strategjik”-me-kanadane-pas-kercenimeve-te-trumpit

Bashkëpunimi strategjik i Kinës me Kanadanë pasqyron barazi dhe përfshirje, tha Pekini sot, duke iu përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar një urë që lidh Ontarion me Michiganin, transmeton Anadolu.

“Kina dhe Kanadaja kanë krijuar një lloj të ri bashkëpunimi strategjik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, në një konferencë për media në Pekin.

“Kjo pasqyron barazi, hapje dhe përfshirje, bashkëpunim paqësor dhe përfitim të ndërsjellë. Nuk përfshin asnjë palë të tretë”, shtoi Lin.

Ai tha se bashkëpunimi “u shërben interesave të përbashkëta të popujve të të dy vendeve dhe kontribuon në paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin botëror”.

Komentet e zyrtarit kinez erdhën pasi Trump kritikoi të hënën urën e sapondërtuar Ontario-Michigan, duke pretenduar se Kanadaja e ka ndërtuar atë me “praktikisht asnjë përmbajtje amerikane”.

Trump paralajmëroi se projekti nuk do të vazhdojë nëse nuk plotësohen kërkesat e Washingtonit.

“Nuk do ta lejoj këtë urë të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë atyre dhe, po ashtu e rëndësishme, derisa Kanadaja t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara me drejtësinë dhe respektin që meritojmë”, tha ai.

Related posts

Gjermanët dalin në rrugë – shkak rritja e çmimeve të gazit, rrymës dhe ushqimeve

admin

Paralajmërimi i deputetëve “kundërshtues” të VV-së: Po e fillojmë një vit interesant…

admin

Arabia Saudite do të japë 10 milionë dollarë për projektet e zhvillimit në Liban

Muhamet Ramadani