RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina përfshin Turqinë në listën e vendeve ku mund të zhvillohen udhëtime turistike në grup

kina-perfshin-turqine-ne-listen-e-vendeve-ku-mund-te-zhvillohen-udhetime-turistike-ne-grup

Kina ka përfshirë Turqinë si destinacion për aktivitetet e turizmit në grup për vendet e huaja, të cilat i pezulloi pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Kinës në një njoftim që publikoi paraqiti listën e tretë të vendeve ku agjencitë e udhëtimeve dhe operatorët turistikë kombëtarë mund të organizojnë udhëtime në grup për qytetarët kinezë.

Në listën që përfshin 78 vende në Azi, Evropë, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut si dhe Oqeani, përfshihet edhe Turqia.

Me rregulloren e cila hyn në fuqi që nga sot, agjencitë e udhëtimeve dhe operatorët turistikë do të mund të vazhdojnë shitjen e paketave të udhëtimeve dhe akomodimit përmes organizimeve të udhëtimeve në grup në vendet që përshihen në listë.

Aktivitetet e turizmit në grup për vendet e huaja në Kinë, mund të organizohen vetëm me lejen dhe kontrollin e qeverisë qendrore.

Pas fillimit të pandemisë së COVID-19 në mars 2020, Kina mbylli kufijtë e saj për botën, pezulloi të gjitha vizat dhe vendosi kufizime për udhëtimet e qytetarëve kinezë jashtë vendit. Në kuadër të masave u pezulluan udhëtimet në grup të zhvilluara në vendet e huaja.

Më 8 janar 2023 vendi i dha fund trajtimit të COVID-19 si një “pandemi e kategorisë A”, rihapi kufijtë e tij si dhe hoqi masat dhe kufizimet e vendosura në kuadër të ligjit për shëndetin dhe karantinën kufitare.

Related posts

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedon me homologun iz’raelit, në fokus lirimi i pe’ngjeve në Ga’za

rezart morina

Pagat në arsim, ja shifrat me koeficientin e ri

admin

820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi

admin