RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë – Lehtësohen masat e strategjisë ”zero Covid-19” pas protestave masive

kine-–-lehtesohen-masat-e-strategjise-”zero-covid-19”-pas-protestave-masive

Autoritetet kineze kanë njoftuar një lehtësim të masave, pjesë e strategjisë ”zero Covid-19” për të frenuar pandeminë e koronavirusit, pas disa javësh protestash masive.

Qeveria njoftoi sot në Pekin një plan me 10 pika që përfshin lehtësimin e rregullave të karantinës, testeve dhe izolimit.

“Për rastet asimptomatike dhe të lehta të Covid-19, izolimi në shtëpi do të jetë i mundur në parim”, sipas planit.

Në ditën e gjashtë dhe të shtatë të karantinës në shtëpi, do të nevojiten dy teste PCR negative për të lëvizur sërish lirisht.

Kontaktet e ngushta do të izolohen në shtëpi për pesë ditë dhe më pas do të testohen pa pagesë.

“Masat e lockdown do të zbatohen vetëm për ndërtesat, njësitë e banimit dhe nuk do të shtrihen “arbitrarisht” në një qark, rrugë ose lagje të tërë”, sipas planit.

Testet negative PCR nuk do të kërkohen më kur banorët udhëtojnë midis rajoneve. Prandaj, numri dhe shpeshtësia e testeve të kryera do të reduktohet.

Politika e Pekinit për masa të rrepta dhe kufizime të pashembullta të lëvizjes shkaktoi protesta masive duke shënuar një sfidë të rrallë për udhëheqësin kinez, Xi Jinping. /atsh

Related posts

Sulmet e Iranit, reagon Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nuk duam konflikt, por do të mbështesim Izraelin

admin

Libi, 50 familje të zhdukura nga përmbytjet në qytetin Susa

admin

Rama u përgjigjet sharjeve që iu bënë për draftin e Asociacionit

rezart morina