Një pjatë e shijshme dhe e shëndetshme me kinoa (quinoa), mbretëreshën e të gjitha drithërave
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 patëllxhan,
– 1 kungulleshë,
– 2 domate të vogla,
– 3 qepë të reja,
– 2 speca të kuq,
– 1 filxhan kinoa,
– 1 filxhan majdanoz,
– hudhra pluhur,
– borzilok,
– kripë,
– vaj.
Mënyra e përgatitjes:
Patëllxhanin dhe kungulleshat qëroni dhe pritni në kube. Specat dhe qepën grijeni imët dhe fërgoni në vaj të nxehur.
Shtoni patëllxhanin dhe kungulleshat. Kur të fërgohen, qitni 2 -3 filxhanë ujë. Kur uji të vlojë, shtoni hudhrën pluhur dhe kripën.
Kur perimet të zbuten, shtoni kinoan e pastruar.
Domaten kullojeni dhe shtojeni në të. Lëreni që edhe pak të zihen, disa minuta.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
The post Kinoa me kungullesha dhe patëllxhan appeared first on Telegrafi.