RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kirgistani dërgon mbi 150 tonë ndihma humanitare në Siri

kirgistani-dergon-mbi-150-tone-ndihma-humanitare-ne-siri

Kirgistani ka dërguar më shumë se 150 tonë ndihmë humanitare në Siri, me mbështetje logjistike nga Turqia, raportoi mediat shtetërore të enjten, transmeton Anadolu.

Me udhëzim të presidentit të Kirgistanit, Sadyr Japarov, ndihma u koordinua nga Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare dhe Ministria e Jashtme, me mbështetjen e autoriteteve turke.

Dërgesat përfshijnë miell, oriz, sheqer, vaj perimesh dhe mallra të tjera thelbësore.

Ky veprim humanitar thuhet në raport, konfirmoi angazhimin e kreut të shtetit dhe popullit të Kirgistanit për forcimin e paqes, sigurisë dhe mbështetjes humanitare për vendet në nevojë.

Përfaqësuesit sirianë, në emër të presidentit Ahmed Al-Sharaa, shprehën mirënjohje për Kirgistanin, duke e përshkruar ndihmën si “ndihmë vëllazërore” gjatë një kohe të vështirë për popullin sirian”.

Related posts

Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i shtëpisë nuk ishte i angazhuar në procesin e punës

RTI

Rusia synon ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë

admin

Omani shpreh qëndrim neutral ndaj konfliktit të armatosur rajonal, dënon sulmet ndaj territorit të tij

Hevzi